Tifozët e Bajernit sfidojnë UEFA-n, do të jenë të pranishëm në “Emirates”

Më të fundit


Përdorimi i mjeteve piroteknike në stadium në më shumë se një ndeshje ka detyruar UEFA-n që të dënojë Bajernin, të luajë transfertën e radhës pa tifozë.

Kështu sot mbrëma në “Emirates Stadium” ekipi i Arsenal do të ketë një avantazh më shumë përballë Bajernit të Mynihut. Por duket se bavarezët nuk do të lihen në baltë nga mbështetësit e tyre pasi kanë lënë të kuptohet se do të gjejnë mundësi që të futen në impiant.


Arsenali ka pësuar vetëm një humbje në 13 takimet e fundit zyrtare dhe ky fakt duket se ka motivuar edhe më shumë tifozët e Bajernit të mos mungojnë në këtë sfidë delikate për sezonin.

“Nuk do të habitesha nëse pas një golit të Bajernit në Londër do të dëgjoheshin brohoritje. Me ka ndodhur edhe më parë që të udhëtoj me skuadrën pa tifozë, por pas një goli kemi dëgjuar festë në shkallët e stadiumit”, tha drejtori sportiv i Bajernit, Maks Eberl.  




Skip to toolbar