KE, në “dorë” të Merkel

AKTUALITET


Ursula von der Leyen, Ministrja aktuale e Mbrojtes e Gjermanisë, është zgjedhur Presidente e Komisionit Europian, duke pasuar në këtë post Jean-Claude Juncker. Von der Leyen vjen nga radhët e CDU-së së Kancelares gjermane Anglea Merkel, dhe njihet si një prej njerëzve të afërt të shefes së qeverisë gjermane, duke u bërë kështu edhe Presidentja e parë femër e KE.

Ursula von der Leyen siguroi mbështetjen e 383 deputetëve në Parlamentin Europian, nga 374 vota të nevojshme që duheshin për zgjedhjen e saj. Kjo nuk ishte mbështetja që pritej për Ursula von der Leyen, pasi paraardhësi i saj në këtë detyrë, Jean-Claude Juncker, u votua me 420 vota në kohën kur  u zgjodh President i Komisionit të Europës.


Megjithatë, zgjedhja e 60-vjeçares gjermane në krye të KE-së, është një lajm i mirë për Shqipërinë. Ursula von der Leyen ka shprehur mbështetjen për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, para se ajo të votohej në këtë post. Kështu, ajo konfirmon linjën politike të ndjekur nga KE në drejtim të mbështetjes që i kanë dhënë vendit tonë në rrugën e integrimit.

Pas marrjes së mbështetjes nga deputetët e PE, Ursula von der Leyen ka reaguar duke u shprehur se: “Besimi që më keni dhënë është besim për Europën. E pranoj me përulje këtë detyrë. Puna ime fillon tani, le të punojmë së bashku në mënyrë konstruktive”, është shprehur ndër të tjera shefja e re e Komisionit të Europës.

The results of the vote on the candidate for European Commission president Ursula von der Leyen are in: 383 members are in favour, 327 against and 22 have abstained.

Gepostet von European Parliament am Dienstag, 16. Juli 2019



Skip to toolbar