“E kuptuam lojën e policisë”. Dëshmon i arrestuari

AKTUALITET


Gjykata ka vendosur masën e arrestit me burg për Ardian Begën, oficerin e sigurinë në portin e Durrësit të arrestuar gjatë operacionit policor ku kapën 137 kg kokainë të fshehur në kontenierët me banane që vinin nga Ekuadori.

Në dëshminë e tij para hetuesve, Bega ka treguar se personi i shpallur në kërkim nga policia G.M e kishte kuptuar kurthin e policisë, që kishte zëvendësuar pakot me drogë me oriz dhe kishte vendosur GPS.

“Vendosëm të hyjmë në port nga ana e Urës së Dajlanit dhe në fund arritëm që t’i merrnim pakot. U nisëm të dy drejt Shkëmbit të Kavajës dhe përpara hotel L… kuptuam se diçka nuk shkonte. Kur shtetasi G.M i pa pakot ai e kuptoi dhe tha; “Nxirre qe ta shikoj me ça është e mbështjellë”. Dhe u kur i pa, ai e kuptoi se gjithçka ishte lojë dhe se po ndiqej nga policia. Ai më tha: “Nuk është kjo mbështjellja që kemi kërkuar. E gjitha është një lojë”. Menjëherë vendosi t’u thotë personave që ishin në makinë (me targa franceze) që të mos flisnin më, pasi brenda mund të kishte çip”, mësohet të jetë shprehur Ardian Bega para oficerëve të policisë. Klodiana Lala raporton se shtetasi me inicialet G.M., ka hedhur jashtë automjetit drogën dhe është larguar bashkë me personat e tjerë që ndodheshin në makinë.

Në lidhje me këtë çështje janë shoqëruar disa persona, përfshi këtu oficerë sigurie në portin e Durrësit, apo dhe pronari i një hoteli, ndërsa janë lënë të lirë pasi është vërtetuar se nuk kanë lidhje me drogën. Aktualisht përveç Begës, i arrestuar është dhe shtetasi Altin Myslihaka.



Skip to toolbar