Eksploziv e dhunë në derby, ndjekje penale 28 personave

AKTUALITET


Policia ka dërguar 28 persona për ndjekje penale në gjendje të lirë, të cilët dyshohen për aktet e dhunës dhe eksplozivin e vendosur në stadium gjatë derbit kryeqytetas Tirana-Partizani. Sipas informacioneve të policisë 28 personat e identifikuar po heton kryesisht në gjendje të lirë nga policia. Një nga personat në hetim është edhe Alban Rexha, kreu i grupit të tifozëve që kapërcyen hekurat e stadiumit dhe që u përleshen me tifozët rival të Partizanit.

Materialet ndërkohë i janë referuar prokurorisë së Tiranës ku në ditët në vijim pritet edhe akti i ekspertizës. Në rast se rezulton se gropat e hapura më qëllim për të dëmtuar tifozët e Partizanit ishin të mbushura me lëndë plasëse atëherë çështja mund të hetohet edhe për akt terrorist.


Për gjithçka ndodhi klubi i Tiranës rrezikon shumë edhe nga Komisioni i Disiplinës në FSHF, i cili do të mblidhet të mërkurën për të shqyrtuar shkeljet e javës së kaluar. Bardheblutë janë subjekt i tre neneve të komisionit të disiplinës, për diskriminim, për dështimin në përmbushjen e përgjegjësive dhe për përgjegjësitë që ka për sjelljen e spektatorëve.

E sigurtë është se të gjithë rastet Tirana rrezikon gjobë, por edhe mbyllje të stadiumit për tifozët për një periudhë të gjatë. Për dështimin në përmbushjen e përgjegjësisë mund të humbet edhe ndeshja në tavolinë, ndërkohë që edhe pse ishin skuadra mike, edhe Partizani rrezikon të dënohet për sjelljen e gabuar të tifozëve.




Skip to toolbar