Shkarkimi, Trump do të dëshmojë në Kongres

AKTUALITET


Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump deklaroi të hënë se po mendon seriozisht të dëshmojë në Kongres, në lidhje me hetimet ndaj tij për skandalin e quajtur “Ukrainagate”. Kongresi nisi hetimin ndaj Donald Trump, me synim shkarkimin e tij, pasi dyshon se kreu i Shtëpisë së Bardhë shtyu Ukrainën të hetojë një prej sfiduesve të tij kryesorë në zgjedhjet e ardhshme, ish-zëvendëspresidentin Joe Biden.

Trump e quajti të çmendur kryetaren e Kongresit, Nancy Pelosi, pasi ajo propozoi që Presidenti të merret në pyetje. . “Kryetarja jonë e çmendur e Kongresit, nevrikja Nansy Pelosi, propozoi që të merrem në pyetje në kuadër të gjuetisë së shtrigave”, shkruan Trump në Twitter. Megjithatë, ai shprehet se nuk ka bërë asgjë të gabuar dhe nuk i pëlqen t`i japë besuershmëri këtij procesi.


Trump tha se është duke e menduar ftesën për të dëshmuar në Kongres në lidhje me hetimet ndaj tij. Këtë javë do të vijohet me dëshmitë e tetë zyrtarëve të tjerë, që kanë lidhje me skandalin në fjalë. Dëshmia më e rëndësishme pritet të jetë ajo e Gordon Sondlend, një sponsor i Trump gjatë fushatës, që më pas u bë ambasador në Bashkimin Europian.

Në seancën me dyer të mbyllura  ai tha se kishte paralajmëruar një ndihmës të Presidentit Volodymyr Zelenskiy në fillim të shtatorit se Ukraina nuk do të merrte ndihmën ushtarake amerikane që dëshironte, nëse udhëheqësi i Kievit do të angazhohej publikisht për hapjen e hetimit të Joe Bidenit dhe djalit të tij.




Skip to toolbar