EMRAT/ Abuzimi me tenderin e Ujësjellësit, ja kush janë zyrtarët e arrestuar

AKTUALITET


Kryebashkiaku i Bulqizës, Lefter Alla u arrestua me urdhër të SPAK, ndërkohë që kanë rënë në pranga edhe 10 persona të tjerë, mes tyre 6 zyrtarë të Bashkisë.

Mes 10 personave të vënë në pranga për abuzim me tenderat e Bashkisë së Bulqizës është edhe nënkryetarja Enkeleda Lleshi.


Ajo bashkë me specialistë të prokurimeve kanë bërë të mundur që tenderin e Ujësdjellësit ta fitonte me dokumentacion BOE Egland shpk dhe BE-IS shpk, duke krijuar avantazhe për këtë subjekt gjatë procedurës së prokurimit.

Por nga hetimet ka dyshime të arsyeshme të bazuara, se punimet janë kryer nga OE 2AF Albania shpk, lidhje shoqërore e kryetarit të Bashkisë.

Zyrtarët e arrestuar:

Lefter Alla kryetari

Enkeleda Lleshi zv.kr

Rubin Kola

Kujtim Zogu

Denis Xholi

Leonard Daçi

Erjon Isaku




Skip to toolbar