EMRAT/ I ngacmonin të dashurën, zbulohet shkaku pse u ther me thikë 20-vjeçari në Tiranë

AKTUALITET


Janë zbuluar detaje të reja nga sherri me thika i regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të marte në Tiranë, ku dy 18-vjeçarët Enzi Maze dhe Axel Hoxhaj vranë me thikë shtetasin Stiven Toshkezi, 20-vjeç.

Burime bëjnë me dije se shkaku i sherrit ka qenë një vajzë. Mësohet se Enzi Maze dhe Axel Hoxhaj ngacmonin të dashurën e Stiven Toshkezit. Për këtë shkak, dy javë më parë në Rrugën e Elbasanit ata ishin zënë dhe 20-vjeçari i kishte rrahu dy adoleshentët.


Ata morën hak, natën e kaluar rreth 00:35, në rrugën “4 Dëshmorët”, në afërsi të gjimnazit “Partizani”, ku u konfliktuan sërish dhe e vranë me thikë Stiven Toshkezin.

Ky i fundit u transportua në spital, por nuk arriti dot t’u mbijetonte plagëve të marra. Policia ka arrestuar shtetasin Enzi Maze, ndërsa Axel Hoxhaj vazhdon ende të jetë në kërkim.




Skip to toolbar