Enver Hoxhaj: Do rikthej Ministrinë e Diasporës, një platformë për marrëdhëniet Kosovë-Shqipëri

AKTUALITET


Enver Hoxhaj, kandidati për kryeministër i Kosovës, i propozuar nga PDK-ja, pohoi se ka në plan një platformë për intensifikimin e marrëdhënieve me Shqipërinë, që këto dy vende mos të ngelen tek arritjet e së shkuarës. 

I ftuar në emisionin ‘Real Story’ në ‘Newes24’ Hoxhaj tha se dy shtetet sovranë duhet të kenë të njëjtin qëndrim. Mes të tjerash ai theksoi se më marrjen e detyrës së kryeministrit, do të kthejë Ministrinë e Diasporës dhe emri që do e drejtojë do të jetë nga diaspora. 


“Unë nuk kam pasur dallime me kryeministrin Rama sa i takon dy qytetarëve të Kosovës, që kanë qenë në qeverinë e Shqipërisë. I kam parë me simpati. Nëse dikush mund të jetë në qeverinë time, nga Shqipëria, do e bëja. Duhett ë merrem vesh se për cilin kandidat do të flasim. Se mendoj se vendlindja e tij nuk është kriter. Ministrinë e Diasporës do e rikthejë. Do jetë në krye të kësaj do të jetë një person që vjen nga diaspora. Unë kam pasur bashkëpunim me kryeministrin Berisha sa kam qenë ministër i Jashtëm, me Haxhinasjon, Panaritin, Lul Bashën, Bushatin, Brumçin. Dhe më kryeministrin Rama kam pasur bashkëpunim të ngushtë e miqësor. Për temat që kanë të bëjnë me rajonin, jam konsultuar në Tiranë. Së shpejti do të ofrojë një mendim të ri për raportet Shqipëri-Kosovë, ku unë e shoh se duhet të ketë një qasje të re në bashkëpunimin tonë politik. Disa prej barrierave që ekzistojnë mes dy vendeve do të duhet të kalohen gjatë udhëheqjes time. Kam platformë të mirëfilltë për marrëdhëniet Kosovë-Shqipëri. S’duhet të krenohemi vetëm me raportet e së shkuarës, apo Rrugën e Kombit. Në kontekstin e pandemisë, ku u rikthye sovraniteti shtetëror, ne do ta rilexojmë këtë situatë të re, duke respektuar sovranitetin shtetërore dhe në të gjitha çështjet duhet të jemi dy shtete, apo kryeqytete me të njëjtin qëndrim”, tha ai.




Skip to toolbar