EURO 2024/ Sfida ndaj Shqipërisë, Nicolo Barella mund të mungojë në këtë përballje

Më të fundit


Nicolo Barella është pjesë e listës prej 26 futbollistësh që Luciano Spalletti ka përzgjedhur për të marrë me vete në Kampionatin Europian Gjermani 2024, megjithatë një dëmtim i mesfushorit të Interit ka shqetësuar jo pak të kaltrit.

Mjekët kanë dhënë garanci, por këtë të shtunë Barella pritet të kryejë të tjera ekzaminime mjekësore, të cilat do të hedhin edhe më shumë dritë mbi ecurinë e rikuperimit të tij.


Optimizmi në kampin e kaltër nuk është më aq i madh, teksa media italiane bën me dije se gjasat janë që Barella të mos jetë gati për ndeshjen e parë të Italisë, atë ndaj Shqipërisë më 15 qershor në Dortmund.
Për këtë është njoftuar edhe trajneri Spalletti, i cili gjatë këtyre ditëve ka nisur të mendojë për planin B, duke provuar shpesh në vendin e Barellës, mesfushorin tjetër të Interit, Davide Frattesi, por edhe futbollistin e Romës, Bryan Cristante.

Nicolo Barella është një nga pikat më të forta të Italisë dhe ishte titullar i padiskutueshëm edhe tre vite më parë, kur të kaltrit triumfuan në Europianin e Anglisë. Mungesa e tij mund të komplikojë jo pak planet e Spallettit, që gjithsesi shpreson ta rikuperojë për ndeshjet e tjera të Europianit.




Skip to toolbar