Nagelsmann tregohet i qartë: Neuer do të jetë portieri titullar në EURO 2024

Më të fundit


Trajneri i Kombëtares së Gjermanisë, Jules Nagelsmann ka treguar se Manuel Neuer do të jetë portier titullar i ekipit në Euro 2024.

Me më pak se një javë para debutimit në Euro 2024, Gjermania ka disa fronte të hapura të pazgjidhura … dhe herë pas here ‘elefantin në dhomë’. Konkretisht, në portë, ku është ringjallur polemika që ekziston prej shumë vitesh rreth figurës së Manuel Neuer dhe Marc-Andre Ter Stegen.


Nagelsmann, i vetëdijshëm për situatën, donte të shuante zjarrin para se të fillonte Kampionati Europian dhe tashmë ka treguar zgjedhjen e tij.

“Nuk dua të diskutoj për rolin e portierit. Manuel Neuer është dhe do të jetë portieri ynë titullar. Nuk do të lejoj të lindë asnjë polemikë, edhe nëse të gjithë përpiqen të fillojnë një të tillë”, ka thënë Nagelsmann pas ndeshjes kundër Greqisë, ku Neuer bëri një gabim të madh




Skip to toolbar