Europa “digjet” nga zjarret/ Rreth 300 viktima dhe mbi 7000 hektarë tokë e djegur 

BOTA


Prej javësh, një pjesë e Europës po përballet me temperatura rekord. Zjarret kanë shkaktuar qindra viktima dhe kanë djegur më shumë se 7.000 hektarë tokë. Shtete më të prekura janë Franca, Spanja dhe Portugalia, ndërkohë që rrezikohen edhe vende si Italia, Algjeria dhe Maroku, shkruan BBC.

Deri më tani janë regjistruar  281 viktima si pasojë e tymit dhe flakëve në Francë, Portugali dhe Spanjë, ndërkohë që flakët prej javësh kanë përfshirë një pjesë të Europës. Në Francë zjarret masive janë lokalizuar në rajonin jugperëndimor, ku është bërë i nevojshëm evakuimi i më shumë se 11 mijë personave.


Ndërkohë, në Spanjë disa qytete në perëndim janë evakuar dhe zjarrfikësit zhvilluan ndërhyrje në vatrat e zjarrit në qytetin e Monsagro. Kurse në Portugali më shumë se 30 zjarre ishin aktive të premten në mëngjes, kryesisht në rajonin qëndror të Leiria, i cili është prekur nga kjo situatë prej një jave.

Autoritetet dhe shërbimet e emergjencave janë vënë në lëvizje për të evakuar të rrezikuarit, ndërsa sipas specialistëve dhe mjekëve vdekjet kryesisht ishin nga të moshuarit, fëmijët apo personat që vuajnë nga sëmundet kronike.Italia dhe Kroacia raportuan për prani zjarresh në disa zona, ndërkohë që të rrezikuara mbeten Greqia Qendrore dhe Maroku. Shkak i zjarreve vlerësohet se është vala e të nxehtit për shkak të ndryshimeve klimatike.




Skip to toolbar