Shiste radio policie online/ Arrestohet 28-vjeçarja në Tiranë 

AKTUALITET


Një 28-vjeçare ka rënë në prangat e policisë në Tiranë, pasi reklamonte dhe shiste radio policie online. Blutë e kryeqytetit bëjnë të ditur se është arrestuar Marinela Gjinaj, 28 vjeçe, banuese në Tiranë, për veprat penale “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”, “Kontrabanda me mallra të tjera” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Gjatë kontrollit të ushtruar në një automjet për shërbime postare, policia njofton se gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një pako, brenda së cilës kishte 15 radio marrëse-dhënëse si ato të Policisë, të dyshuara të kontrabanduara.


Nga hetimet ka rezultuar se kjo pako ishte dërguar nga 28-vjeçarja, e cila i reklamonte dhe i shiste këto radio, që dyshohet se janë futur kontrabandë, në një faqe online, dhe dërgesat i bënte nga shërbime postare, veprimtari të cilën nuk e kishte regjistruar pranë organeve kompetente.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Receiver”, nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë.

Reklamonte dhe tregtonte radio policie, në një faqe në rrjete sociale, vihet në pranga 28-vjeçarja.




Skip to toolbar