Europa League, flet “shqiptari” i finales. Mustafi: Arsenal fiton ndaj Çelsit nëse luan mirë në mbrojtje

SPORT


Futbollisti me orgjinë shqiptare, Shkodran Mustafi, ka folur tre ditë para ndeshjes finale të Europa League mes Arsenalit dhe Chelsea. Mbrojtësi i “Gunners” ka treguar se finalja do të vendoset nga mbrojtja respektive e të dy ekipeve.  Sipas Mustafit, Arsenali ka mbrojtje më të mirë se rivalët e Chelsea, dhe këtu do të qëndrojë suksesi i ekipit të tij.

“Bëhet fjalë për mënyrën se si e fillojmë lojën dhe cili nga ekipet do të jetë më i organizuar. Ne e njohim shumë mirë njëri-tjetrin, pasi kemi luajtur shumë herë kundër njëri-tjetrit. Ata i njohin dobësitë tona, gjithashtu dhe ne i njohim pikat e tyre të dobëta. Çështja është se kush do gabojë më pak”, ka thënë fillimisht Mustafi.


“Unë  besoj tek ekipi im, jemi gati për t`i mundur ata. Finalja ndaj Chelsea në Europa League do të jetë ndryshe nga ndeshjet në Premier League. Do të jetë një ndeshje ku gabimi më i vogël të ndëshkon”.

“Kjo është arsyeja pse duhet të jemi të kujdesshëm. Detyra jonë si mbrojtës është të përpiqemi të mbulojmë sa më shumë. Nëse në bëjmë 90% të punës tonë, dhe kundërshtari shfrytëzon 10%, puna jonë do të harrohet”, ka thënë Mustafi.




Skip to toolbar