Finiqi “nën pushtetin” e flakëve, digjen dy shtëpi, shtohen forcat zjarrfikëse

AKTUALITET


Dy shtëpi janë djegur nga zjarri që ka përfshirë kullotat dhe pyjet në malet pranë Delvinës. Zjarri ka nisur prej disa ditësh dhe vijon të përhapet duke rrezikuar edhe shtëpi të tjera. Shtëpitë janë djegur në fshatin Kardhikaq në Finiq, përgjatë rrugës së vjetër Qafa e Muzinës – Delvinë.

Terreni i vështirë malor e bën të pamundur ndërhyrjen nga toka dhe e vetmja zgjidhje duket se është ndërhyrja me helikopter nga ajri. Flakët favorizohen nga era dhe terreni i vështirë malor duke mos lejuar ndërhyrjen e zjarrfikëses.


Ministria e Mbrojtjes ka thënë se ka dërguar drejt vendngjarjes 6 zjarrfikëse të tjera dhe 70 punonjës për të vënë nën kontroll flakët. “Gjashtë mjete zjarrfikëse nga Delvina, Saranda dhe Gjirokastra dhe 70 punonjës të MZHSH janë angazhuar në operacionin për shuarjen e zjarrit në Finiq.” thuhet në reagimin e ministrisë, e cila sqaron edhe rastin e djegies së dy shtëpive.

Dy shtëpitë e djegura kanë qenë të braktisura prej më shumë se 15 vjetësh dhe janë shumë larg qendrave të banuara.”

Për shkak të përhapjes së zjarrit pala shqiptare ka kërkuar ndihmë edhe nga Greqia, me forcat tokësore dhe ajrore, për shuarjen e flakëve në Delvinë që në të njëjtën kohë rrezikojnë edhe puset e naftës dhe Parkun Kombëtar të Syrit të Kaltër.




Skip to toolbar