Finlanda zyrtarisht anëtare e NATO-s, Rusia rrit mbrojtjen ajrore në kufirin e saj

BOTA


Rusia planifikon që të rrisë mbrojtjen ajrore në kufirin e saj veriperëndimor për t’iu përgjigjur anëtarësimit të Finlandës në NATO.

Lajmin e bën të ditur një komandat i forcave ajrore të Rusisë, raporton agjencia e lajmeve Reuters.


Po ashtu, Andrei Demin, zëvendëskomandanti i përgjithshëm i Forcave të Hapësirës Ajrore, tha se reformat e mëtejshme të mbrojtjes ajrore ruse janë “pa dyshim të planifikuara dhe se do të zbatohen”.

Në një intervistë të botuar të hënën me gazetën zyrtare të ministrisë së mbrojtjes Ylli i Kuq, Demin tha se qëllimi i ndryshimeve të ardhshme është zhvillimi i forcave të armatosura, që synojnë përmirësimin e sistemit të mbrojtjes ajrore të Federatës Ruse.

Kujtojmë se Rusia ndan një kufi prej 1,300 km me Finlandën, e cila iu bashkua NATO-s javën e kaluar, pas një vendimi të nxitur nga pushtimi i Ukrainës në shkurt 2022.

Në këto kushte, forcat e mbrojtjes ajrore po merren me çështje të mbrojtjes së kufirit shtetëror në veriperëndim të vendit në përputhje me nivelin e rritur të kërcënimit”, tha Demin.




Skip to toolbar