FNSH nxjerr nga gremina specialin e RENEA

AKTUALITET


FNSH e Shkodrës ka mbërritur pranë efektivit të RENEA-s në Theth, ku ai ra në një greminë pasi disa orësh, duke i ardhur në ndihmë dhe menjëherë kanë nisur punën për transportimin e tij, drejt fshatit më të afërt.

Sipas të dhënave nga vendi i ngjarjes, efektivi speciali Bledar Beluli është nxjerrë nga kolegët e FNSH-së së Shkodrës, të cilët do ta transportojnë për në fshatin Nderlycaj. Nga atje, pritet të vendoset nëse do të vijohet rruga me makinë, ku duhen rreth 5 orë për të mbërritur në qytetin e Shkodrës ose do të pritet helikopteri i Forcave të Armatosura për ta sjellë drejt Tiranës. Këtë pritet ta vlerësojnë ekipet mjekësore, të cilat kanë shkuar bashkë me FNSH-në.


Efektivi i RENEA ka rënë në greminë nga një lartësi e konsiderueshme në malin e Zorigjit, pranë Thethit, në orën 08:00 të mëngjesit. Efektivi Bledar Beluli ishte ngjitur për alpinizëm, por fatkeqësisht ra në greminë duke pësuar dëmtime të mëdha thuajse në të gjithë trupin, në pjesën e legenit, brinjë, duar e këmbë.

Banorët e zonës kanë shkuar të parët pranë efektivit duke zbritur në greminë për t’i dhënë ndihmën e parë, e fatmirësisht edhe një doktor i Urgjencës së Shkodrës së bashku me një punonjës të policisë. Pranë tij ndezën edhe zjarr për t’i siguruar ngrohtësi. Efektivi mendohet se ka marrë plagë të rënda, si në gjymtyrë, ashtu edhe në pjesë të brendshme të trupit.




Skip to toolbar