Shqipëria si Kosova, bojkoton ceremoninë e Nobel-it

AKTUALITET


Shqipëria nën shembullin e Kosovës do të bojkotojë ceremoninë e ndarjes së çmimeve Nobel në shenjë proteste kundër dhënies së Nobelit për Letërsinë, shkrimtarit austriak Peter Handke, i cili ka qenë një mbështetës i fuqishëm i ish-presidentin serb, Sllobodan Millosheviç gjatë luftërave në Kosovë dhe ish-Jugosllavi në vitet 1990.

Ceremonia e ndarjes së çmimeve Nobel do të zhvillohet më 10 dhjetor në Stokholm. Më herët Kosova njoftoi se do ta bojkotojë këtë ceremoni dhe madje i bëri apel edhe Shqipërisë të ndjekë shembullin e saj. Dhe kështu ndodhi.


Ministri i Jashtëm në detyrë Gent Cakaj njofton përmes një twitteri se edhe ambasadori shqiptar në Suedi do ta bojkotojë këtë ceremoni.

“Kemi udhëzuar ambasadorin e Shqipërisë në Suedi që të bojkotojë ceremoninë”, shkruan Cakaj në twitter.

Dhënia e këtij çmimi për shkrimtarin Handke shkaktoi reagime dhe zemërim të fortë jo vetëm në Shqipëri dhe në Kosovë, por edhe në vende të tjera në Ballkan.  Handke ka mbështetur haptazi ish-presidentin serb, Sllobodan Millosheviç gjatë luftërave në ish-Jugosllavi në vitet 1990.




Skip to toolbar