Forumi Ekonomik Botëror/ Von der Leyen takim me Vuçiç në Davos

BOTA


Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, do të takohet të enjten me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, gjatë Forumit Ekonomik Botëror në Davos.

Zëdhënësi i Komisionit Europian, Eric Mamer, në një konferencë për media në Bruksel tha se presidentija e KE-së do të mbërrijë sot në Davos për Forumin Ekonomik Botëror, ku do të flasë nesër në hapjen e këtij takimi dhe më pas do të ketë një sërë takimesh bilaterale.


Siç tha ai, Von der Leyen do të takohet me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, kryeministrin kinez Li Keqiang, sekretarin amerikan të shtetit Anthony Blinken dhe presidentin hungarez Katalin Novak në Davos, si dhe do të marrë pjesë në seancën “Dialogu Diplomatik për Ballkanin Perëndimor”.




Skip to toolbar