Franca nis vaksinimin antiCovid për personat mbi 75 vjeç

CORONAVIRUS


Mëngjesin e sotëm Franca ka nisur vaksinimin e përgjithshëm për të gjithë të moshuarit mbi 75 vjeç, duke përfshirë edhe ata që ndodhen jashtë shtëpive të të moshuarve.

Sipas të dhënave personat mbi 75 vjec jashtë shtëpive të të moshuarve janë rreth 5 milionë, nga të cilët 800 mijë të prekur nga sëmundjet me rrezik të lartë.


Që prej ditës së enjte, në disa departamente edhe këtë mëngjes është e pamundur të caktohet një takim për një datë më të afërt se disa javë.

Vendet evropiane po vazhdojnë fushatën e tyre të vaksinimit në mënyrë të shpërndarë. Më pak se 500 000 njerëz janë vaksinuar kundër Covid-19 në Francë dhe më shumë se 3.8 milionë, në Mbretërinë e Bashkuar. Kjo e fundit ka numrin më të lartë të të vaksinuarve kundër Covid-19.




Skip to toolbar