Franca thërret ambasadorin rus, akuzohet për sulme kibernetike që kanë prekur 10 vende evropiane

BOTA


Franca do të thërrasë ambasadorin rus në Paris për të kërkuar shpjegime lidhur me atë që e cilëson si një fushatë të gjerë sulmesh kibernetike të organizuara nga Moska për qëllime sabotimi dhe spiunazhi.

Ministri i Jashtëm francez, Jean-Noel Barrot, bëri të ditur se Parisi do të vendosë gjithashtu sanksione ndaj nëntë individëve dhe katër subjekteve, të cilët, sipas tij, janë përgjegjës për këtë fushatë të orkestruar nga shërbimi rus i sigurisë FSB.

Sipas Barrot, sulmet kanë prekur 10 vende evropiane, mes tyre edhe Francën. Ai tha se objektivat kanë qenë ministri qeveritare, kompani dhe operatorë të shërbimeve publike, me synimin për të vjedhur informacione ose për të sabotuar infrastrukturën kritike, duke përmendur si shembull rrjetin hekurudhor në Poloni.

Kryediplomati francez theksoi se autoritetet kanë arritur të identifikojnë sulmet falë forcimit të ndjeshëm të kapaciteteve të mbrojtjes kibernetike të vendit.



Skip to toolbar