Fushatë me flamurin e Vorio Epirit, Idrizi: Fredi Bejleri ka qëndrime antishqiptare 

Më të fundit


Kryetari i PDIU, Shpëtim Idrizi komentoi zhvillimet e fundit politike dhe vendimin për të kandiduar vetëm në zgjedhje. Ai u ndal edhe te thirrja që bëri ndaj shqiptarëve për të mos votuar kandidatin e Berishës për Himarën, Fredi Beleri.

Sipas Idrizit, shqiptarët nuk duhet të votojnë një njeri që del edhe bën fushatë me flamurin e Vorio Epirit dhe që ka qëllime antishqiptare.


“Himara nuk është zonë minoritare edhe këtë e ka thënë edhe Berisha para pak kohësh dhe nuk ka asnjë punë që në një bashki shqiptare të vendosësh një kandidat të minoritetit. Është e palogjishme që në një bashki jo minoritare të vendosësh një kandidat të minoritetit.
Akoma lë më shumë për të dëshiruar që kandidati të jetë Fredi Bejleri i cili është një person i njohur për rekorde dhe qëndrime antishqiptare.

Ai është i dënuar nga Athina për masakrën e Peshkëpisë, është dënuar nga Gjykata e Vlorës për dhunim të simboleve kombëtare dhe bën fushatë duke pasur flamurin e Vorio Epirit. 

T’ja vendoësh këtë njeri shqiptarëve nga një parti politike do të ishte lajthitje në rastin më të mirë dhe në më të keqin një gabim shumë i rëndë.

Jo vetëm që nuk mund të vendoset një kandidat një njeri i tillë por i bëj thirrje Prokurisë dhe shërbimit informativ kombëtar që të ndërhyjnë dhe të mos lejojnë shfaqje të tilla që kanë të bëjnë me sovranitetin dhe integritetin territorial të Shqipërisë”, tha ai një intervistë për Abc News. 




Skip to toolbar