Garë e ngushtë mes Trump e Biden, por Nevada ndërpret numërimin e votave deri më 5 nëntor

BOTA


Shteti amerikan i Nevadës ka bërë të ditur se do ta ndërpresë numërimin e votave për zgjedhjet presidenciale 2020-s, deri më 5 nëntor, pa dhënë asnjë arsye.

Ky shtet, ku gara është shumë e ngushtë ndërmjet presidentit aktual, Donald Trump dhe kandidatit demokrat, Joe Biden, ka njoftuar në Twitter se ende ka për të numëruar votat me postë të pranuara në ditën e zgjedhjeve, votat me postë që do të pranohen gjatë javës së ardhshme dhe votat me kusht, në mënyrë që të kompletohet numërimi.


Nevada është një nga gjashtë shtetet që ende nuk ka shpallur fitues, bashkë me Xhorxhian, Miҫigenin, Karolinën e Veriut, Pensilvaninë dhe Uiskonsinin.

Biden duhet të fitojë të paktën tri nga këto shtete që të fitojë garën presidenciale, ndërkaq Trump duhet të fitojë të paktën katër.

“Është vështirë të vlerësohet se sa fletëvotime janë të papërdorura në Nevada sepse ҫdo votuesi i është dërguar një fletëvotim me postë. Natyrisht, jo të gjithë do të votojnë”, thuhet në komunikatën e postuar në Twitter, nga llogaria e Divizionit të Zgjedhjeve të Sekretarit të Shtetit të Nevadas.




Skip to toolbar