Mbërrin në Shqipëri Giorgia Meloni, me helikopter në Gjadër

AKTUALITET


Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni ka mbërritur në Shqipëri, ku ka zbritur në aeroportin e Rinasit. Meloni është pritur në aeroport nga zv.kyeministrja Belinda Balluku. Sipas agjendës Meloni do të shkojë direkt në Lezhë, ku do të vizitojë kampet e emigrantëve në Gjadër dhe në Shëngjin.

Gjatë vizitës në Shqipëri Meloni shoqërohet nga Ministri i Brendshëm i cili është përgjegjës për menaxhimin e flukseve emigratore.


Kryeministrja italiane do të niset me helikopter shtetëror drejt Gjadrit, ku më pas do i bashkohet edhe kryeministri Edi Rama, me të cilin do të mbajnë edhe një konferencë të përbashkët për shtyp.

Me qëllim mbarëvajtjen e vizitës zyrtare të Melonit në Shqipëri, Policia dhe Garda kanë hartuar një plan masash. Në disa akse të vendit do të ketë kufizim të qarkullimit të mjeteve.

Italia ra dakord me Shqipërinë ku nënshkroi edhe një marrëveshje për të ngritur një qendër në Gjadër dhe një tjetër në qytetin bregdetar të Shëngjinit për të pritur emigrantët që do të shpëtohen në det nga anijet italiane dhe do të sillen në Shqipëri deri në përpunimin e kërkesave të tyre për azil.




Skip to toolbar