Gjekmarkaj tregon detaje nga ‘8 janari’: Vajza më telefonoi duke qarë, t’i thoja që…

Më të fundit


Nënkryetari i Kuvendit të Shqipërisë, njëherazi dhe deputeti i PD, Agron Gjekmarkaj, në një intervistë të dhënë në emisionin “Real Story”, të gazetarit Sokol Balla, tregoi detaje nga ajo çfarë ka ndodhur në selinë e PD më 8 janar. 

Gjekmarkaj tregoi se ka pasur skenarë të qarta se atë ditë të shkaktohej gjakderdhje e arkivole të dala nga selia. Ai rrëfeu gjithashtu momentin kur e telefonoi vajza e vogël e telefononte atë ditë nga frika për atë që po ndodhte e që deputeti qeshte sepse s’dite se si t’i përgjigjej.


“Ne se urrejmë Berishën, përkundrazi. Ata që bëri më 8 janar, në raportin me kohën, ia kemi kryer të gjitha borxhet si votues e demokrat. Është koha për një hap pas. Ai do e bëj atë i kushtëzuar nga rrethanat. Ato janë hapa vetëshkatërres në personalitetin e Berishës. Unë kam shkuar me vetëdije në selinë e PD më 8 janar. Askush nuk e mendonte se mund të kishim një kapërcim të tillë. Jam i sigurt që atë ditë ishin bërë projekte për gjakderdhje e arkivole për të dalë nga PD. Disa ishin nga ana e dyerve duke gjuajtur me varre, kokë dashi, shkallë, e ne ishim pas dyerve e dëgjonim të gjitha sharjet, kërcënimet, gjithë atë det që do e materializonin po të futeshin brenda. Situata bëhej dramatike. Përpiqesha të mbaja me gajret ata që ishin afër. E kam përjetuar në vetë të parë në raport me familjen time. Vajza më telefononte e qante. Buzëqeshja si fajtor. Çfarë t’i thoja? T’i thoja që Berishën që kam votuar 30 vite më ka rrethuar?”, tha Gjekmarkaj.




Skip to toolbar