Gjermania ndryshon rregullat, Shqipëria vend me rrezikshmëri të lartë

CORONAVIRUS


Ambasada gjermane në Shqipëri tha se nga dita e diel, 16 janar 2022, Shqipëria do të konsiderohet sërish si një vend me rrezik të lartë nga Covid-19.

Si pasojë, ndryshojnë kushtet për hyrjen në Gjermani, thotë ambasada.


Ju duhet të regjistroheni në faqen e internetit www.einreiseanmeldung.de para se të udhëtoni për në Gjermani.

Gjatë regjistrimit ju duhet të ngarkoni një dëshmi shërimi nga një infeksion me Covid-19 ose që jeni plotësisht të vaksinuar.

Nëse nuk mund të paraqisni asnjërën nga këto dy dëshmi, do t’ju duhet një test i Covid-19 për të hyrë në Gjermani.

Megjithatë pas mbërritjes do iu duhet të karantinoheni për 10 ditë.

Pas 5 ditësh, ju mund të testoheni përsëri dhe, nëse rezultati i testit është negativ, mund t’i jepni fund karantinës’.