Gjermania “Po” Shqipërisë, Meta kundër: Urime Maqedonisë së Veriut

AKTUALITET


Ilir Meta thyen heshtjen për negociatat. Presidenti shkroi katër fjali në Facebook për “PO-në” e Gjermanisë për hapjen e negociatave. “Falenderim i veçantë Bundestagut, veçanërisht grupit CDU-CSU për angazhimin e tyre serioz në mbështetje të integrimit të Shqipërisë! Tani urgjent të punohet për zgjidhjen e shpejtë të krizës së rëndë politike dhe plotësimin e 9 kritereve të qarta! Po të ishin dëgjuar këshillat e tyre në kohë, sot do të kishim marrë një vendim pa kushte ashtu si Maqedonia e Veriut. Reflektim serioz për t’i dhënë Shqipërisë një mundësi reale, jo imagjinare! Urime Maqedonisë së Veriut”, shkruan Ilir Meta në rrjetin social Facebook. 

Kreu i shtetit habit me shkrimin e tij, pasi uron vetëm Maqedoninë e Veriut dhe “kritikon” Shqipërinë. Në fakt, vendimi i të enjtes i Bundestagut ishte i pritshëm. Të martën më 24 shtator, CDU/CSU, kaluan në grupin e tyre parlamentar Rezolutën që rekomandonte hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE. Të gjithë reaguan, përfshi dhe Lulzim Bashën, që shprehu “mirënjohjen” ndaj ligjvënësve të CDU/CSU për votën “Pro” negociatave të Shqipërisë me BE. I vetmi që nuk reagoi ishte kreu i shtetit, që mesa duket ishte ende skeptik, dhe vota e 395 deputetëve gjermanë e “bindi” dhe atë, se në 18 tetor, Shqipëria do të marrë “po” nga BE.





Skip to toolbar