Megjithëse ende nuk ka një informacion zyrtar nga Policia e Shtetit, mediat televizive në vend i referohen burimeve të sigurta teksa raportojnë se 4 persona janë vënë në pranga dhe akuzohen si grabitësit e sasisë së konsiderueshme të parave në aeroportin e Rinasit.
Të arrestuarit janë F.Beqiraj, Alkond Bregasi , R.Sula, Saimir Çela.
Mësohet se kanë qenë shenjat e gishtave të lëna në furgon ato që ndihmuan policinë në gjetjen dhe identifikimin e autorëve të grabitjes.
Pritet që sot Policia dhe Prokuroria të dalin në një konferencë për të dhënë detaje lidhur me hetimet e deritanishme për grabitjen e Rinasit.