Gjykata lë në burg Albano Kusin. Dëshmia në gjyq: Isha me të dashurën…

AKTUALITET


Gjykata e Tiranës ka vendosur arrest me burg për Albano Kusin, i cili akuzohet se ka penguar zbardhjen e vrasjes së teknikut të kondicionerëve Indrit Çelaj nga vëllai i tij Griseldo Kusi. Gjatë seancës gjyqësore Albano Kusi ka mohuar akuzën dhe është shprehur se ka qenë me të dashurën dhe nuk ka kryer asnjë veprim që të pengojë hetuesit për të zbardhur ngjarjen. Madje ai ka thënë se vëllain e tij e ka takuar 5 orë pas ngjarjes. Gjithsesi Albano Kusi ka qenë në arrati që kur ndodhur vrasja e teknikut të kondicionerit dhe vetëm dy ditë më herët vendosi të dorëzohej në polici.

Disa javë më herët në polici është dorëzuar vëllai i tij Griseldo Kusi, i cili akuzohet për vrasjen e Indrit Çelajt duke mohuar përfshirjen e të vëllait


Gjatë seancës së të martës gjykata vendosi arrest me burg për Albano Kusin, i akuzuar për Veprat Penale të “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” e kryer në bashkëpunim.

Ai akuzohet për ngjarjen e 22 gusht ku tekniku i kondicionerëve Indrit Çelaj u godit me një plumb në kokë nga Griseldo Kusi, pas një sherri banal për vendosjen e një kondicioneri.

Dy vëllezërit Griseldo dhe Albano Kusi nuk janë të panjohur për drejtësinë, pasi më herët janë hetuar, gjykuar dhe shpallur fajtorë për vrasje dhe kanosje.




Skip to toolbar