Goditjet dhe arrestime e funksionarëve/ Çuçi: PS-ja nuk “pengon” asnjë kërkesë të drejtësisë së re

Më të fundit


Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Bledi Çuçi, i ftuar në “Real Story” foli për standardin e ri që ka krijuar drejtësia e re, e cila ka goditur emra politikanësh në krahun e majtë dhe të djathtë.

Ai theksoi se Partia Socialiste nuk bëhet mburojë për asgjë kur ka kërkesa nga organet e drejtësisë së re.

Ai dha edhe një mendim personal, si jurist dhe si politikan, se si duhet të veprohet ndaj funksionarëve publikë.

“Mendoj se duhet të jemi të kujdesshme, kur vjen puna të organet e përgjegjësisë penale, të cilat kanë të drejtë privimi dhe kufizimi i lirisë, duhet të ketë një qasje te kujdesshme ndaj funksionarëve publike, në sensin që mos të prozhmohen si njerëz të cilët janë atje vetëm për të bërë korrupsion apo njerëz që gjithmonë të goditen, duhet të prezumohet e kundërta. Të hetohen, të faktohen, dhe sigurisht kur të merret vendimi secili të mbajë përgjegjësinë para drejtësisë. Ky është qëndrimi im si politikan qoftë, si jurist profesionist, por në momentin që vjen në kërkesë nga një organ i drejtësisë së re në sigurisht që ne nuk e diskutojmë. Vendimet konkrete, specifike, që merren apo që kërkohen të merren janë çështje të drejtësisë. Ndërsa nëse doni një mendim timim, do të thoja që duhet të këtë një qasje të kujdesshme, sepse lidhet me një status disi veçantë karshi publikut të çdo funksionari publik”.



Skip to toolbar