Gordana Silanovska fitoi zgjedhjet presidenciale në RMV, Begaj: Do të vazhdojmë të forcojmë marrëdhëniet mes dy vendeve

AKTUALITET


Presidenti i Republikës Bajram Begaj ka uruar presidenten e zgjedhur të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Silanovska-Davkova.

Nëpërmjet një reagimi në platformën X, Begaj shkruan se marrëdhëniet mes dy vendeve do të vazhdojnë të forcohen .


“Urime për @gogamkd për t’u zgjedhur si presidentja e parë femër e Maqedonisë së Veriut. Jam i bindur se së bashku do të vazhdojmë të forcojmë marrëdhëniet tashmë të shkëlqyera mes vendeve tona mike, si anëtarë të NATO-s dhe si anëtarë të ardhshëm të BE-së, kauzë për të cilën komuniteti shqiptar në Maqedoninë e Veriut mbetet plotësisht i përkushtuar”, shkruan Begaj.




Skip to toolbar