Zbardhet deklarata me shkrim që Athina i ka dorëzuar Komitetit të Përfaqësuesve të Përhershëm të Bashkimit Europian.
Gazeta greke “Kathimerini” sqaron se Greqia ka vendosur si kusht primar për të ardhmen e anëtarësimit të Shqipërisë ne BE, betimin e bashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri.
Ketë çështje pala greke e konsideron si provë të shkeljes së kushteve që duhet të plotësojë një shtet kandidat për anëtarësim në bllok.
“Pala greke kërkon që kryetari i zgjedhur i Himarës, Fredi Beleri, të marrë detyrën menjëherë, të respektohet e drejta e tij për një proces të drejtë dhe prezumimi i pafajësisë.”
Në këtë mënyrë Greqia kembengul ne kerkesat e saj, pavaresisht presion te bere deri tani nga Gjermania dhe Spanja qe ka presidencen e rradhes se BE, te cilat kërkojne ga shteti helen të mos pengojë anëtarësimin e Tiranës për një çështje bilaterale.
Për Athinën, siç thuhet në deklaratën me shkrim, situata aktuale bie ndesh me vlerat e përbashkëta evropiane, kriteret e anëtarësimit dhe acquis të BE-së, të cilat sipas palës greke, janë të panegociueshme.
Deklarata në fjalë shoqëron dokumentin, I cili është miratuar, dhe që i hap rrugë fazës së parë për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Por Greqia paralajmëron se nuk do të tërhiqet dhe në fazën e ardhshme do të vazhdojë bllokimin e Shqipërisë.
“Greqia nuk do të jetë në gjendje të miratojë fazat e ardhshme të procesit të anëtarësimit, duke përfshirë miratimin e raportit të vlerësimit të standardeve të pazgjidhura”.