Griezmann largohet nga Atletico, rivalët e La Ligas gati të paguajnë klauzolën për francezin!

SPORT


Antoine Griezmann njoftoi pak ditë më parë se në fund të këtij sezoni do të largohet nga Atletico Madrid. Sulmuesi francez ka kaluar pesë sezone në “Wanda Metropolitana”, duke arritur disa suksese me skuadrën e Diego Simeones.

Rrjeti i “Sky Sport” raporton sot se Barcelona është e gatshme të paguajë 108 milionë euro kaluzolën e zgjidhjes së kontratës me Atleticon për ta sjellë futbollistin në “Camp Nou”.

Kjo do të ishte një lëvizje e bujshme, megjithëse, ishte paralajmëruar më herët dëshira që Barcelona të bënte të vetin lojtarin që u shpall Kampion Bote me Francën vitin e kaluar.

Në mesazhin e lamtumirës, Griezman thoshte: “Kanë qenë pesë vite të pabesueshme këtu. Shumë faleminderit për gjithçka. Do t’ju kem gjithmonë në zemër”.



Skip to toolbar