Grushti ndaj Berishës/ 31-vjeçari del sot para gjykatës për ‘goditje për shkak të detyrës’

AKTUALITET


Ditën e sotme do të mbahet seanca gjyqësore për masën e sigurisë ndaj 31-vjeçarit Gert Shehu që goditi me grusht kreun e PD-së Sali Berisha, ditën e protestës së opozitës më 6 Dhjetor.

Pavarësisht këmbënguljes së hetuesve për të kuptuar arsyet që shtynë 31-vjeçarin për të kryer atë akt të paprecedentë, i riu nuk ka shfaqur pendesë për veprimin, si dhe ka vijuar të japë qëndrime kontradiktore.


Ndaj tij aktualisht rëndojnë dy akuza, konkretisht ‘Goditje për shkak të detyrës’ dhe ‘Plagosje me dashje’, për të cilat organi akuzës pritet të kërkojë masën e sigurimit ‘arrest me burg’.

Seanca gjyqësore ndaj 31-vjeçarit Gert Shehu do të mbahet paraditen e sotme.




Skip to toolbar