Gushti përvëloi vendin, 917 hektarë u dogjën nga 128 zjarre

AKTUALITET


Gushti ka sjellë ngritjen e temperaturave në të gjithë territorin e Shqipërisë, duke sjellë pasoja të shumta nga zjarret që herë-herë janë shkaktuar nga dora e njeriut, me qëllim apo pa qëllim dhe herë të tjera nga nxehtësia. Emergjencat civile janë përballur me zjarre në zona të ndryshme, ku një ndër to mund të përmendet zjarri në malin e Shëngjinit në Lezhë, për të cilin pati edhe apele të ndryshme për t’i ardhur në ndihmë zjarrfikësve për shkak të pamundësisë në ndërhyrje nga terreni i thyer.

Nga statistikat e Emergjencave Civile mësohet se gjatë muajit gusht kanë rënë 128 zjarre. Nga këto vatra janë djegur 917.2 ha sipërfaqe me shkurre, ferra, kullotë pemëtari të ndryshme. Në këtë sipërfaqe të djegur përfshihen edhe 289 ha pyll me pisha në ndryshme (E Re, e Zezë apo Koçimare).


Për ndërhyrjen e shuarjes së zjarreve mësohet se janë gjatë gushtit në vendin tonë janë angazhuar 164 mjete zjarrfikëse, 1701 forca nga (MSZH AZM, ushtare nga FA dhe vullnetarë të ndryshëm.

Për sa i përket pemëtarisë, nga zjarret e rënë janë djegur 4270 rrënjë ullinj, 20 rrënjë fiq, 0.3 ha me vreshta, 20 koshere bletë si dhe 5060 dengje bari dhe jonxhe të grumbulluar.

Emergjencat Civile bëjnë me dije se do të jenë në gatishmëri për tu ardhur në ndihmë të gjithë njerëzve që sinjalizojnë për zjarr apo probleme të tjera të kësaj natyre.




Skip to toolbar