Rudina Hajdari: Basha i mirëpritur për Reformën Zgjedhore. Konsensus për kërkesat

AKTUALITET


Bashkëkryetarja e Komisionit për hartimin e Reformës Zgjedhore, Rudina Hajdari, është shprehur se “mirëpret opozitën jashtë parlamentit për të diskutuar për këtë reformë”. Me anë të një reagimi në rrjetet sociale, Rudina Hajdari ka paralajmëruar një Rezolutë, duke u shprehur se Reforma Zgjedhore “po merr rrugën e duhur”.

“Rezoluta një zëri gati, Reforma Zgjedhore po merr rrugën e duhur. Ftesa për opozitën jashtë për dialog, e mirëpritur nga të gjitha palët. Kërkesat më në fund po gjejnë konsensus. Pak orë dhe ditë na ndajnë nëse politika do t’i përgjigjet po 90% të shqiptarëve për hapjen e negociatave”, ka shkruar Hadari. Ndërkohë, Kryetarja e Grupit Parlamentar të deputetëve të djathtë në Kuend, ka qenë  nxitësja kryesore e Reformës Zgjedhore.


Në një intervistë të pak muajve më parë në emisionin “Real Story” të gazetarit Sokol Balla, Rudina Hajdari la të hapur mundësinë për krijimin e një partie të re politike, por, fillimisht u shpreh ajo, duhet ndryshim i sistemit zgjedhor.

Megjithatë, si bashkëkryetare e Komisionit për Reformën Zgjedhore, Rudina Hajdari ka qenë promotorja kryesore e reformimit të këtij sistemi, ku shpesh ajo ka pasur dhe mbështetjen e ndërkombëtarëve për të realizuar një qëllim të tillë.

Gjatë senacës plenare të së enjtes, deputetët e opozitës janë shprehur të gatshëm të bashkëpunojnë për Reformën Zgjedhore, por sipas tyre me kusht, që kjo reformë të mos jetë një “pazar” i dy partive të mëdha në vend.




Skip to toolbar