Mblidhet KAS, shqyrtohen ankimimet për Tiranën

Më të fundit


Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve do të zhvillojë sot mbledhjen e radhës, mbledhje e cila nis me shqyrtimin e ankesave për Qarkun Tiranë nga Partia Demokratike dhe kandidati i pavarur, që vjen nga radhët e Vetëvendosjes, Boiken Abazi. Në të dyja ankimet kërkohet pavlefshmëri e zgjedhjeve dhe ripërsëritje e tyre.

Ndërkohë që po sot pritet të mbërrijnë nga administrata e KQZ, të dhënat e kryqëzuara të shenjave të gishtave për Durrësin dhe Shkodrën, vendim që KAS e mori dje.


Përfaqësuesi i PD-së Marash Logu, në prononcimin e tij në KQZ, ka deklaruar se individë pranë PS në Tiranë kanë dhënë para e përdorur kërcënime për të blerë vota.

Logu ka përmendur edhe emra personash, që sipas tij, kanë dhënë para e përdorur forma të tjera intimidimi për të siguruar sa më tepër vota për PS-në.

PD ka bërë kallëzim në SPAK për disa persona, që përdornin çdo mjet për të intimiduar zgjedhësit. Është krijuar strukturë e mirfilltë e blerjes së votës. Individë pranë PS kanë dhënë para e kanë përdorur kërcënime për të marrë vota.

Aleksandër Lipivjani është i punësua në shtet, ndërsa edhe të tjerët kanë interesa. Ardian Davidhi, nëpërmjet një shoqërie që e ka nën pronësi ka përfituar kontrata publike. PD ka kallëzuar Tom Doshin”, deklaroi ndër të tjera Logu.




Skip to toolbar