Historia e Manjola Cakonit, reagon Rama: Keqardhje që u përdor një nënë e lënduar

AKTUALITET


Kryeministri Edi Rama reagon publikisht në lidhje me historinë e Manjola Cakonit dhe e të birit Alesio, e bërë publike nga PD, se nuk i takonte pension pasi nga tërmeti familja e saj kishte humbur dy persona.

Ndërsa për rastin reagoi edhe Presidenti Meta, kryeministri Rama nxori sot të tjera fakte.


Ai thotë se Manjolës e të birit i është dhuruar një shtëpi nga Bashkia Kamëz dhe se Alesio përfiton edhe pension. Rama thotë se publikimin e historisë së saj e ka përjetuar me shumë keqardhje dhe akuzon opozitën se po i përdorin si mish.

“Në rastin konkret e kam përjetuar me shumë keqardhje dhe me një ndjesi neverie siç ju thashë abuzimin me të ëmën e Alesios, e cila është një nënë dhe një grua e lënduar psikologjikisht, shpirtërisht nga një tragjedi që nuk kalon kurrësesi pa lënë gjurmë, ndërkohë që mendoj se etika e medias dhe për më tepër e politikës duhet ta ndalojë hedhjen e nxituar të hapave të tillë për të konsumuar në publik njësoj si një një restorant, klub, apo mjedis ku hahet mish, mishëngrënien e njerëzve në nevojë, njerëzve në sekëlldi, të traumatizuar dhe duhet t’i referohet fakteve.

Do të ishte shumë njerëzore, e lavdërueshme që pa e abuzuar, konsumuar dhunuar imazhin fizik, praninë fizike në tregun e gjësë së gjallë mediatik dhe politik të ghulumtohedshin faktet nëse unë dhe qeveria i kemi braktisur, apo ju kemi qëndruar pranëe, jo vetëm Manjolës dhe Alesios por të gjitha familjeve, qofshin ata që humbën njerëz, apo ata që humbën pasuri. Nëse keni fakte referojuni dokumenteve që tregojnë referimin në publik të dickaje që kemi marrë përsipër, atëherë nuk do ishte nevoja të arrihej deri këtu.

Neveritem kur shoh se si hiena, që e ka vendin në kategorinë më të ulët të kafshëve të pyllit, shfaqet në formën e personit publik, logos mediatike, kostumit partiak dhe ha mish njeriu, duke i ftuar të gjithë në një orgji mishi dhe dehje me demek atë ndjenjën e solidaritetit dhe keqardhjes. Ky nuk është as solidaritet, as keqardhje, por shpërdorim, abuzim dhe rrënim i njerëzve”,- thotë Rama.




Skip to toolbar