Humb betejën me COVID-19, ndërron jetë kirurgu i Sanatoriumit, mesazhi prekës i kolegut

AKTUALITET


Koronavirusi i ka marrë jetë një tjetër mjeku në vendin tonë. Bëhet fjalë për kirurgun e njohur të spitalit ‘Shefqet Ndroqi’, Agron Menzelxhiu. 

Ka qenë pikërisht kolegu dhe kushëriri i tij mjeku Petrit Vargu ai që dha lajmin e hidhur për vdekjen e Menzelxhiut.


“Agron Menzelxhiu djali tezes sime! Si na le! Doktori i palodhur qe sja kurseve ndihmën askujt! Si mund të ikësh kështu nga covidi vetëm sepse u shtrove në spital për një patologji banale! Mjeku njeriu mirë që luftove gjithmonë për jetën e njerëzve! Lamtumire babaxhan i mire qe te miren ja doje te gjitheve! Askush nuk mund te tjetersoj, ti do te mbetesh gjithmone ai, ai qe te njef i gjithë populli! Te qoftë dheu i lehtë, o banor i ri i xhenetit!”, shkruan mjeku Vargu.




Skip to toolbar