Elbasan/ U rrëzua nga vinçi pas një defekti, humb jetën 56-vjeçari

AKTUALITET


Një 56-vjeçar ka humbur jetën pasi është rrëzuar nga vinçi. Ngjarja e rëndë ndodhi këtë të premte në lagjen “5 Maji” në qytetin e Elbasanit.

Sipas policisë, 56-vjeçari, punonjës i bashkisë, po punonte për riparimin llambave elektrike dhe si pasojë e një defekti në viç është rrëzuar.


Për shkak të dëmtimeve, ai humbi jetën në spital. Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes./abcnews.al




Skip to toolbar