“I forti” bandës së Durrësit akuzohet për vrasjen e Klodian Saliajt

AKTUALITET


Mësohen detaje të reja nga arrestimi i dy ditëve më parë në Prizren të Kosvës, të Indrit Taullaut, i njohur si “i forti” i bandës së Durrësit. Indrit Taullahu akuzohet për vrasjen e Klodian Saliajt.

Taullahu u kap dy ditë më parë në një qendër tregtare, ndërsa sot doli para Gjykatës në Prizren dhe mbajti qëndrimin e tij.


SPAK dhe Policia e Shtetit kanë qënë mjaft të rezervuara për të dhënë informacione dhe detaje në lidhje me rastin, por burimet thanë se Taullahu akuzohet si ekzekutor i Klodian Saliajt në 2005.

Trupi i këtij të fundit u gjet i pajetë në një rrugë dytësore në Maminas. Klodian Saliaj fillimisht konsiderohej si njeriu që fillimisht, në vitin 1998 krijoi bashkë me Lulim Berishën “bandën e Durrësit”, më pas, pas krimeve të rënda të kryera në 2005, banda ndahet në disa fraksione. Indrit Taullahu në atë kohë qëndroi në fraksionin e Lulzim Berishës, ndërkohë që persona të tjerë të bandës qëndruan me Klodian Saliajn, i cili njihet edhe si biznesmen mjaft i fuqishëm në Durrës.

Në fakt, ekzekutimi mafioz i Klodian Saliaj ka qënë e vetmja ngjarje e rëndë ende e pazbardhur e kryer nga banda e Durrësit, sepse për të tjerat, 9 vrasje, 11 plagosje dhe 1 pengmarrje janë dënuar një numër mjaft i madh personash me në krye Lulzim Berishën, i cili tashmë është lënë i lirë me kusht nga Gjykata e Durrësit.




Skip to toolbar