I gënjen mendja se do ndalojnë zgjedhjet! Rama mesazh opozitës

Më të fundit


Pas kthimit nga samiti i Berlinit dhe mesazheve të ndërkombëtareve, kryeministri Rama ka mbledhur sot në Tiranë grupin Parlamentar të PS-së ku ka dhënë mesazhe drejtuar opozitës dhe kërkesave të saj. Rama tha se opozita shqiptare është refuzuar nga ndërkombëtarët të cilët e kanë dënuar vendimin e tyre për djegien e mandateve. Kryeministri gjithashtu tha se zgjedhjet vendore nuk mund të pengohen nga askush dhe se qeveria nuk e ka aspak për detyrë të fusë me zor opozitën në zgjedhje.

“Kujtuan se do tronditnin Evropën e Amerikën duke djegur mandatet e duke veshur jelekët, por në këmbim kanë marrë refuzimin enjë maskaradë të pashoqe, e po vazhduan kështu do të marrin edhe izolimin total nga gjithë bota demokratike, kujtojnë se do ngremë njerëz për të djegur godinat e institucioneve duke shpresuar se do të prodhojnë dëshmorë në revolucionin e tyre imagjinarë. Se në kohën e tyre u përgjigjshin me kallashnikov por gjetën disa të verbër që janë në burg për faj të tyre.

I gënjen mendja se do ndalojnë zgjedhjet vendore se ende kujtojnë se do të gjejnë budallenj që të shkojnë me këmbët e tyre burgjeve.

E meqë në gjithë broçkullat që u thanë në samitin e Berlinit u tha se mua do më kërkonin shtyrjen e zgjedhjeve apo do më tërhiqnin veshin për mospjesëmarrjen e të arratisurve, nuk më zuri veshi, asnjë kapje të kësaj natyre, por asgjë, zero.

Në demokraci askush nuk është i detyruar të hyjë më zor në zgjedhje, nuk është detyra e qeverisë të fusë me zor në zgjedhje ata që nuk duan”, u shpreh Kryeminstri.

ERTV Live😊: FJALA NE MBLEDHJEN E GRUPIT PARLAMENTAR TE PS🌹

Publiée par Edi Rama sur Jeudi 2 mai 2019


Skip to toolbar