I gjendet drogë në banesë, arrestohet fieraku me dy mbiemra

AKTUALITET


Policia e Fierit ka arrestuar një 30-vjeçar, pasi gjatë kontrollit të banesës i është gjetur dhe sekuestruar një sasi me lëndë narkotike cannabis sativa.

Gjithashtu, në pranga kanë rënë edhe dy shtetas për veprën penale “Dhunë në familje”. Policia ka arrestuar për drogë shtetasin Aleks Hënaj(Meçaj, si dhe për dhunë në familje shtetasit Bledjon Fasko dhe Leonard Leço.


Njoftimi i policisë:

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasin A. (H).M., 30 vjeç, banues në Kreshpan, Fier, pasi gjatë kontrollit të banesës, iu gjet dhe sekuestrua një sasi me lëndë narkotike cannabis sativa.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasit:
•B. F., 41 vjeç, banues në Fier, pasi në banesën e tyre, në prezencë të fëmijëve të mitur, ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.
•L. L., 40 vjeç, banues në Patos, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj prindërve të tij.

Po nga këto struktura u procedua penalisht shtetasi F. C., 34 vjeç, banues në Levan, pasi për motive të dobëta ka kanosur me armë gjahu të cilën e kishte me leje, shtetasin S. M., 35 vjeç.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.




Skip to toolbar