I paaftë dhe i pasigurt! Trump kërcënon Londrën dhe kërkon largimin e ambasadorit

AKTUALITET


Ambasadori i Britanisë në SHBA, Kim Darroch, shkruante në një letër që duhej të ishte sekrete, se presidenti Trump ishte  ” i paaftë dhe i pasigurt”. Pikërisht kjo letër është bërë shkak që marrëdhëniet mes dy vendeve të acarohen. Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka reaguar ashpër në twitter ku ka kërkuar largimin e menjëhershëm të ambasadorit britanik dhe madje ka kërcënuar Londrën për rishikim të marrëdhënieve mes dy shteteve.

Në një postim në Twitter, Trump shkruan se: “Prej sot, ne nuk do të kemi më marrëdhënie me ambasadorin britanik. Një lajm i mirë në lidhje me Britaninë e Madhe është se nuk do të ketë më Theresa May për Kryeministre. Londra do të çlirohet nga një grua që me Brexit bëri një katastrofë”


Me një gjuhë aspak diplomatike Trump ka kërkuar largimin e ambasadorit Kim Darroch, duke kërcënuar se në të kundërt do të rishikojë marrëdhëniet me Britaninë, gjë që Londrës, pas braktisjes që i bëri Europës, nuk i shkon aspak për shtat.

Por kryeministrja në ikje e Britanisë, Theresa May, pavarësisht kërcënimeve të Trump, nuk është tërhequr aspak, por ka dhënë  mbështetjen e saj të plotë për ambasadorin, Darroch.

E-mail-et sekrete të ambasadorit britanik në Shtetet e Bashkuara, të botuara në prestigjozen Daily Mail, kritikonin ashpër Trump-in dhe gjithë administratën e tij duke i cilësuar “të paaftë, jofunksional, të pasigurt” kurse fjalimet e presidentit amerikan “ të mbushura plot gënjeshtra”.




Skip to toolbar