I preu kokën fqinjit, familja e viktimës akuzon gjykatën

AKTUALITET


Dy vite më parë, ish komando Alban Voda i preu kokën fqinjit të tij, Nesim Hoxha. Familjarët e viktimës kanë reaguar dhe akuzojnë gjyqtarin e Gjykatës së Përmetit Dritan Hasani i dili në bashkëpunim me Prokurorinë Përmet si dhe Institutin e Mjekësisë Ligjore Tiranë, po përgatisin hapin e radhës për të nxjerrë nga burgu vrasësin Alban Voda.

Familjarët e viktimës shprehen se  zyrtarët të drejtësisë po përdorin si formë për lirimin e Alban Vodës, përgatitjen e një raporti mjekësor.


Vëllai i viktimës Shyqyri Hoxha i cili shprehet se nuk do ta lërë me kaq këtë çështje, kërkon nga Ministria e Drejtësisë dhe organizmat shtetërore, parandalimin e këtij skandali në të kundërt do të shkohet drejt vetëgjyqësisë.

Ngjarja horror ka ndodhur dy vite më herët, më 5 mars të 2017. Ish komandoja Alban Voda goditi më thikë fqinjin e tij 66 vjecarin Nesim Hoxha duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.




Skip to toolbar