“I rezistuam pandemisë dhe luftës”, Sejko: Inflacioni rikthehet në objektiv gjysmën e parë të 2024

EKONOMI


Guverantori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko priti një delegacion të Bankës Qendrore Evropiane.

Sejko tha se ekonomia shqiptare ka shfaqur një rezistencë të konsiderueshme ndaj goditjeve të ardhura nga pandemia dhe, së fundmi, nga lufta në Ukrainë.


Ai theksoi se rimëkëmbja ekonomike ka qenë e shpejtë dhe e gjithanshme.

Sipas tij rritja e çmimeve në tregjet ndërkombëtare u reflektua edhe në Shqipëri, por ajo u kontrollua pas masave të marra.

Sipas guvernatorit, inflacioni do të kthehet në objektiv brenda gjysmës së parë të vitit 2024.




Skip to toolbar