BE sërish presion Albin Kurtit: Krijimi i Asosacionit, detyrim për Kosovën

KOSOVA


Përfaqësuesi Special i Bashkimit Europian për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak ka deklaruar se marrëveshja e Brukselit është ratifikuar nga Parlamenti i Kosovës, duke u bërë kështu obligim juridik ndërkombëtar për Kosovën. Lajçak thekson se BE dhe SHBA po punojnë me një sërë çështjesh, duke përfshirë këtu edhe krijimin e asociacionit.

Asociacionin u ratifikua nga parlamenti i Kosovës, duke e bërë atë një detyrim ligjor ndërkombëtar për Kosovën. Ne e kuptojmë se kjo çështje është e ndjeshme për qeverinë e Kosovës, por obligimet duhet të përmbushen. Qëndrimi i BE-së dhe SHBA-së dhe partnerëve të tjerë ndërkombëtarë është se çdo vonesë e mëtejshme është e papranueshme.Në të njëjtën kohë, përdorimi i Asociacionit/Bashkësisë si kusht për çështje të tjera nga të dyja palët nuk është i dobishëm.


 Lajçak i ka bërë edhe njëherë thirrje palëve, që të pranojnë propozimin e BE-së.

“Së pari, prioritet është që të dyja palët të bien dakord për propozimin e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve. Së dyti, ne vazhdojmë të punojmë paralelisht për të siguruar zbatimin e plotë dhe të menjëhershëm të të gjitha elementeve të asaj që është rënë dakord deri më tani në dialog që mbetet e vlefshme dhe eshte e detyrueshme për të dyja palët.

 Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiç janë ftuar në një takim më 27 shkurt në Bruksel, nga Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për politiken e jashtme, Zhozef Borrel




Skip to toolbar