Ilir Meta dekreton ‘live’ ndryshimet në Kodin Penal: Të nevojshme, burg për ata që përhapin me dashje koronavirusin

AKTUALITET


Presidenti i Republikës, Ilir Meta, njofton se ka dekretuar ndryshimet në Kodin Penal, duke i vlerësuar ato si të nevojshme në këtë kohë të fatkeqësisë natyrore.

Në një komunikim live nga Presidenca, Kreu i Shtetit deklaroi se mbështet nismën e qeverisë për ndryshime në Kodin Penal, që parashikon dënime me burg për të gjithë ata që kryejnë me dashje veprime duke përhapur koronavirusin.


“Ju përgjigja kërkesës së Kuvendit për ndryshimet në Kodin Penal, duke i dekretuar, pasi janë të nevojshme. Nisur nga zhvillimet, nga gjendja e fatkeqësisë, por mbi të gjitha për shkak të boshllëkut ligjor që ka Kodi Penal, sa i takon veprimeve që kryhen me dashje, Presidenti vlerëson se iniciativa e Kuvendit dhe qeverisë, që mbrojtja e shëndetit të garantohet edhe nga norma penale, duhet mbështetur. Presidenti konstaton se mes draftit të prezantuar fillimisht nga deputetët dhe përmbajtjes finale ka shumë ndryshime thelbësore pozitive, që kanë reflektuar një pjesë të sugjerimeve të shoqërisë civile, avokatit të popullit dhe Presidentit”, tha Meta.




Skip to toolbar