Inceneratori “merr pushimet”, shtyhet seanca, avokatët e Kokës s’ishin gati për konkluzionet

AKTUALITET


Shtyhet për në shtator gjyqi për inceneratorin e Fierit. Shkak u bënë avokatët e ish-ministrit të mjedisit Lefter koka të cilët nuk ishin gati për të lexuar konkluzionet.

Procesi është në fazën e fundit dhe me gjasa në muajin shtator do të këtë një vendim për çështjen e inceneretorit të Fierit.


Seanca është caktuar më 6 shtator, pasi muaji gusht mund të shfrytëzohet për pushime si nga ana e gjyqtarëve ashtu dhe prokurorët.

“Seanca e sotme, ku pritej të realizohej mbrojta e avokatëve të ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Koka i akuzuar për shpërdorim detyre, korrupsion dhe pastrim parash në lidhje me inceneratorin e Fierit nuk u mbajt për shkak se avokatët i kanë kërkuar gjykatës edhe disa ditë kohë  për të realizuar mbrojtjen. Seanca u vendos të mbahet më 6 shtator, pasi prej 1 gushtit fillon edhe pushimi vjetor, që e shfrytëzojnë qoftë gjyqtarët ashtu dhe prokurorët”, raportoi gazetari.




Skip to toolbar