Incidenti te sheshi, reagon KMSH: Ishte në kushte të rënduara psikike

AKTUALITET


Komuniteti Mysliman i Shqipërisë reagon pas incidentit të rëndë të ndodhur këtë mëngjes, gjatë faljes së Fiter Bajramit, në Sheshin “Skënderbej”.

Një prej përfaqësuesve të KMSH e cilëson këtë incident sporadik dhe që nuk ka të bëjë me besimin.


“Sot është ditë feste, ditë gëzimi dhe ngjarje të tilla nuk i shërbejnë mesazheve të kësaj feste. Incidente të tilla nuk kanë të bëjnë aspak me një besimtar me një mendje të shëndoshë”, ka thënë ai.

Një person u fut mes besimtarëve në shesh, nën thirrjet “S’ka Zot” dhe tentoi të vetëdigjet me benzinë.




Skip to toolbar