Infektohen me koronavirus edhe 3 kryeinfermierë tek Infektivi

AKTUALITET


Tre kryeinfermierë në Spitalin Infektiv kanë rezultuar pozitiv me koronavirus. Infermierët janë të shtruar tek spitali Infektiv. Nuk dihet ende gjendja shëndetësore e tyre.

Më herët u raportua se edhe shefi i Laboratorit te Mikrobiologjisë në QSUT, Andi Koraqi është prekur nga COVID-19.


Deri tani numri i mjekëve të infektuar që janë edhe pjesë e task forcës së ministrisë së Shëndetësisë ka shkuar në tre.

Më herët janë infektuar edhe Mirela Cami, Drejtoresha e Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor dhe Skënder Brataj Drejtor i Urgjencës Kombëtare.




Skip to toolbar